Karta e Punësimit dhe Karta e Punonjësit
Karta e Punonjësit lëshohet për të huajt që do të punojnë në Republikën Çeke për një periudhë më të gjatë se tre muaj. Karta e Punonjësit është një formë leje qëndrimi afatgjatë. Karta blu është projektuar për profesionet e specializuara që kërkojnë diplomë universitare.
Karta e Punonjësit lëshohet për të huajt që do të punojnë në Republikën Çeke për një periudhë më të gjatë se tre muaj. Karta e Punonjësit është një formë leje qëndrimi afatgjatë. Karta blu është projektuar për profesionet e specializuara që kërkojnë diplomë universitare.
Aplikimet për Kartën e Punonjësit/Kartat Blu dorëzohen pranë misioneve diplomatike të Republikës Çeke sipas kompetencës së tyre territoriale. Nëse ju aplikoni në Shqipëri, lutemi të caktoni një takim në Ambasadën Çeke në Tiranë nëpërmjet e-mailit: Tirana.Visa@mzv.gov.cz (ju lutem shihni udhëzimet në kapitullin Seksioni Konsullor i Ambasadës) Misioni diplomatik e dorëzon aplikimin në Ministrinë e Brendshme për vlerësim dhe vendim. Nëse aplikimi vlerësohet pozitivisht, misioni diplomatik ku është kryer aplikimi lëshon një vizë afatgjatë për marrjen e Kartës së Punonjësit. I huaji merr Kartën e Punonjësit pas mbërritjes në Republikën Çeke pranë Ministrisë së Brendshme.
Kërkesat e aplikimit për Kartën e Punonjësit:
· 2 foto
· karakteristikat biometrike – shenjat e gishtërinjve
· tarifa
· dokumenta mbështetëse që provojnë
o qëllimin e qëndrimit (kontrata e punësimit, marrëveshja e punës, ose marrëveshje për punësim në të ardhmen, dokument që provon kualifikimin – nëse kërkohet)
o akomodimin (për shembull marrëveshja e qerasë, etj.)
o mjetet financiare (për shembull deklarata bankare dhe karta ndërkombëtare e kreditit, etj.)
· ekstrakti i rekordeve kriminale lëshohet nga shtetit ku aplikanti ka shtetësinë, si dhe nga shteti ku aplikanti ka qëndruar në tre vitet e fundit për më shumë se gjashtë muaj. ( Dëshmi Penaliteti jo me shume se 90 dite )
· sipas kërkesës, një dokument që provon përmbushjen e masave kundër përhapjes së sëmundjeve infektive
· sigurimi i shëndetit në udhëtim – në rast të lëshimit të vizës (Mbulimi duhet të jetë minimum nga 60 000 EUR për trajtim - Foreigners´ basic medical insurance contract)
Informacion i detajuar për aplikimin e Kartës së Punonjësit/Kartën Blu gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Republikës Çeke.
Burime ligjore:
· Akti Nr. 326/1999 Kol., mbi Rezidencën e Shtetasve të Huaj në Republikën Çeke
· Akti Nr. 435/2014 Kol., mbi Punësimin