Viza dhe informacione konsullore
Seksioni konsullor i Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë
INFORMACIONE KONTAKTI
Adresa:
Ambasada e Republikës së Çekisë
Rruga Skënderbej Nr.10, Tiranë, Shqipëri
E-mail: Tirana.Visa@mzv.gov.cz
Telefoni (në orarin zyrtar): 00355 42 23 40 04
Numri i linjës së kontaktit të emergjencës ( vetëm për rastet e ndihmës së qytetarëve çekë në vështirësi): 00420 222 420 222
ORARI ZYRTAR I SEKSIONIT KONSULLOR DHE VIZAVE
Të martë dhe të enjte ora 9:00 - 12:00 (vetëm për takime të paracaktuara)
SI TË NA KONTAKTONI
Të gjithë aplikantët për vizë apo qëndrim duhet të rezervojnë takimin përpara në adresën e E-Mailit: Tirana.Visa@mzv.gov.cz. Në e-mail vendosni emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës së udhëtimit dhe vlefshmërinë e saj, shtetësinë dhe llojin e aplikimit (në aplikimin për kartën e punonjësit ju lutem vendosni dhe numrin e vendit vakant të punës në portalin MPSV), përfshirë dhe një adresë të vlefshme e-maili dhe numrin e telefonit. Data për dorëzimin e kërkesës do tju njoftohet me shkrim në adresën tuaj të e-mailit.
Për pyetjet konkrete të dërguara me e-mail seksioni konsullor përgjigjet zakonisht brënda 5 ditëve.
Pyetjet telefonike pranohen nga seksioni konsullor vetëm : e hënë – e premte, ora 9-12.
Seksioni Konsullor nuk jep informacion për procedurën e vizës gjatë afatit ligjor për shqyrtimin e aplikimit. Sapo të jetë marrë vendimi lidhur me aplikimin, kontaktohet aplikanti. Statusin e aplikimit për vizë /qëndrim afatgjatë mund ta gjeni këtu.
Ankesa sipas nenit 47 paragrafi 1j), respektivisht Neni 38 paragrafi 5 i Kodit të Vizave mund të dërgohet në adresën e e-mailit Tirana.Visa@mzv.gov.cz.
Zyra Konsullore nuk komunikon për procedurën e vizave përmes rrjeteve sociale.
PERKATESIA VENDORE
Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë në radhë të parë pranon aplikimet për viza Shengen dhe viza për qëndrime afatgjata të shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe pas plotësimit të kushteve të specifikuara për rezidentët afatgjatë / të përhershëm në republikën e Shqipërisë.
Shtetasit e Republikës së Shqipërisë nuk kanë nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtëra për udhëtime jofitimprurëse (deri në 90 ditë) në Republikën Çeke /zonën Shengen, por i nënshtrohen detyrimit për vizë për qëndrime afatgjata në Republikën Çeke.
GJUHA E KOMUNIKIMIT
Të gjitha intervistat (dhe dëgjimet) gjatë kryerjes së një aplikimi bëhen në gjuhën çeke ose angleze. Nëse nuk flisni asnjërën prej tyre, duhet të paraqiteni i shoqëruar nga një përkthyes i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Listën mund ta gjeni këtu
FESTAT NE REPUBLIKEN CEKE
1. Janar |
Rivendosja e shtetit të pavarur çek, Viti i Ri |
|
E premtja e madhe – varion |
|
E hëna e Pashkës – varion |
1. Maj |
Dita e punëtorëve |
8. Maj |
Dita e clirimit |
5.Korrik |
Dita e Shën Cyrilit dhe Metodějit |
6. Korrik |
Dita e Jan Husit |
28. Shtator |
Dita e Shën Wenceslavit |
28. Tetor |
Themelimi i shtetit të pamvarur Cekosllovak |
17. Nentor |
Dita e luftës për Liri dhe Demokraci |
24. Dhjetor |
Vigjilja e Krishtlindjeve |
25. Dhjetor |
Dita e parë e Krishtlindjeve |
26. Dhjetor |
Dita e dytë e Krishtlindjeve |