česky  english  shqip 

Advanced search

Informacion për Viza

Të gjithë aplikantët për vizë apo qëndrim duhet të rezervojnë takimin  përpara në adresen e e-mailit: Tirana.Visa@mzv.gov.cz.

 

Në e-mail  vendosni emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës dhe vlefshmërinë e saj, shtetesinë dhe llojin e aplikimit, (në  aplikimin  për kartën e punonjësit ju lutem vendosni dhe  numrin e vendit vakant të punës, nje adresë të vlefshme e-maili dhe numrin e telefonit. Data për dorëzimin e kërkesës dhe intervistës  do tju njoftohet me shkrim në adresen tuaj të e-mailit.

 

LUTEMI KUSHTOJINI VEMENDJE INFORMACIONEVE BAZE NE VIJIM

VLEFSHMERIA E DOKUMENTACIONIT: Dokumentat e depozituara nuk mund të jenë më të vjetra se 180 ditë. Përjashtim bëjnë dokumentat shqiptare të gjëndjes civile

( Certifikata e lindjes, martesës, certifikata e vdekjes), të cilat kanë vlefshmeri  deri 90 ditë). Po kështu edhe Dëshmia Penalitetit nuk mund të jetë më e vjeter se 90 ditë.  Në rastin  kur dëshmia e penalitetit merret nga vendet ku kërkuesi i vizes  ka banuar në tre vitet e fundit më shumë se 6 muaj, dokumenti nuk mund të jetë më e vjetër se 180 ditë.

GJUHA ZYRTARE: Dokumentacioni duhet të jetë paraqitur në gjuhën Çeke. Dokuentat në gjuhë të huaj duhet njëkohësisht të paraqiten me përkthim zyrtar në gjuhën ceke.  Lista e përkthyesve të akredituar  në Rep. Ceke nga gjuha Shqipe  në gjuhën Ceke  gjëndet këtu

Ambasada Çeke do të vërtetojë përkthimin e ekstraktit nga të dhënat kriminale shqiptare me kusht që ekstrakti do të jetë skanuar dhe dërguar paraprakisht me konfirmimin e afatit të caktuar për marrjet e aplikimint. Ky shërbim i nënshtrohet tarifës aktuale konsullore.

FORMA e DOREZIMIT: Pasaporta, dokumentat per qëllim banimi, dokumenta të gjendjes civile , miratime të prindërve duhet të  jenë   gjithmonë  në   origjinal.

Këto dokumenta origjinale në rast nevoje  mund ti kthehen kërkuesit . Pasaporta i kthehet gjithmonë kërkuesit dhe  paraqitet përsëri në momentin e vënies së vizës.

Dokumentat e tjera mund të dorëzohen në  original apo të noterizuara.

Tarifat për viza i gjeni këtu

Afati i perpunimit te vizës – afatet i gjeni këtu

Dokumenti i siguracionit të shëndetit ne udhëtim për rastet e qëndrimit më shumë se 90 ditë - e gjeni këtu 

Informacionin për zgjatjen e vizës - e gjeni këtu 

Detyrimin për njoftim - e gjeni këtu