македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Viza biznesi afatgjatë

Dorëzimi i kërkesës dhe intervistë

Kërkesa për vizë afatgjatë për biznes (sipërmarrje) duhet të dorëzohet PERSONALISHT pas terminit të paracaktuar (ju lutemi caktoni terminin vetëm në emailin skopje.visa@mzv.gov.cz )  Gjatë paraqitjes së kërkesës, bëhët intervistë me aplikantin dhe bashkëlidhet procesverbali nga intervista. Intervista mbahet në gjuhën çeke (!) dhe duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe zyrtari konsullor. Nëse nuk flisni çekisht, mund të sillni përkthyes.

Koha e përpunimit
Viza afatgjatë e biznesit përpunohet brenda 90 – 120 ditëve nga data që dorëzoni dokumentacionin e plotë tek Ambasada e Republikës Çeke (!).
 

Dokumentet e nevojshme

Attention

Attention

(!) aplikimet e pakompletuara nuk do të pranohen dhe do t'i kthehen aplikantit

(!) të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën çeke (përveç pasaportës, dokumentet që nuk janë në gjuhën çeke duhet të dorrëzohet me përkthim gjyqësor në gjuhën çeke nga përkthyesi/interpreti gjyqësor)

(!) të gjitha dokumentet duhet të bashkëngjiten në origjinal ose një kopje e vërtetuar nga një noter DHE një kopje (e pavërtetuar) e të gjitha dokumenteve (dmth duhet të bashkëngjiten dy kompleta dokumentesh )

(!) të gjitha dokumentet (përveç pasaportës) nuk duhet të jenë më të vjetra se 180 ditë

 

JU LUTEM BASHKENGJITNI DOKUMENTET NË RENDIN E MËPOSHTËM

1. Formulari i plotësuar ( formulari për vizë afatgjatë )

- formulari duhet të plotësohet plotësisht para se të vini në Ambasadë me stilolaps ose të printuar.

- një foto duhet të ngjitet në vendin e duhur në këndin e sipërm djathtas të faqes së parë të formularit

- mos harroni të nënshkruani formularin në seksionin "Nënshkrimi i aplikantit" në faqen 5 dhe në të njëjtën faqe shkruani adresën tuaj të shtëpisë, numrin e telefonit dhe adresën e emailit për komunikim me ju

- kodi i shkruar në formular duhet të korrespondojë me listën: Country codes - Ministerstvo vnitra České republiky (mvcr.cz) specifikisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut (MKD), për Republikën e Kosovës (XXK)

2. një kopje të formularit të plotësuar


3. Dy foto 

- Fotot duhet të jenë të njëjta, aktuale, me përmasa 3.5 me 4.5 cm - e gjithë fytyra duhet të jetë e dukshme në prapavi të bardhë dhe të printuara me kualitet të mirë në letër fotografike, në studio fotografike; mos printoni vetë foto, përndryshe kërkesa juaj do të kthehet si e papranueshme (!)

- një foto duhet të ngjitet në formular dhe tjetra (me emrin dhe mbiemrin të shkruar në anën e pasme) duhet të jetë dorrëzuar me fotokopje të pasaportës (kujdes mos e dëmtoni foton me kapëse)

 

4.  Pasaportë 

- origjinale (!)

- vlefshmëria duhet të jetë më shumë se 3 muaj nga data e qëndrimit të planifikuar

- duhet të lëshohet brenda 10 viteve të fundit

- duhet të përmbajë të paktën dy faqe të zbrasta

- pasaporta nuk mbahet gjatë procesimit të vizës afatgjatë, por është e nevojshme të paraqitet në momentin e lëshimit të vizës, sepse viza është lëshuar në pasaportë.

 

5. Dy kopje të anëve të pasaportës me të dhënat personale

 

6. Dokument që konfirmon qëllimin e qëndrimit

- dokument që konfirmon regjistrim në regjistrin, fletën ose regjistrin përkatës:

1) aplikanti që do të punojë në bazë të Ligjit për tregtarët individualë (Živnostenský zákon) si person i vetëpunësuar, dorëzon deklaratë/ekstrakt nga Regjistri çek i tregtarëve individualë (Výpis z živnostenského rejstříku) ose deklaratë/fragment nga Regjistri Tregtar (Výpis z obchodního rejstříku)

2) në rastin e aplikantit i cili është organ ligjor ose anëtar i organit ligjor të një shoqërie ose kooperacioni DHE që nuk kryen detyra që rrjedhin nga veprimtaria e personit juridik për këtë person juridik (d.m.th. nuk ka leje pune. i lëshuar për këtë qëllim), dokument që konfirmon qëllimin e qëndrimit është ekstrakti nga Regjistri Tregtar (Výpis z obchodního rejstříku) ku statusi i aplikantit si organ ligjor ose anëtar i organit ligjor të shoqërisë do të jetë qartë i dukshëm.

 

7. Një kopje të dokumentit që konfirmon qëllimin e qëndrimit

 

8. Dokumenti i akomodimit 

–konfirmim i pronarit të banesës/shtëpisë me nënshkrimi të noterizuar (te noteri në Republikën Çeke) OSE marrëveshje qiraje, marrëveshje nënqiraje, marrëveshje akomodimi ose marrëveshje me përmbajtje të ngjashme

- Duhet të dorëzohet origjinal ose kopje e vërtetuar në gjuhën çeke e ndonjë prej dokumenteve të listuara

 

9. Një kopje të dokumenteve të paraqitura si dokument i akomodimit

 

10. Dokument që konfirmon se keni burime të mjaftueshme financiare

–  duhet të vërtetoni se keni burime të mjaftueshme financiare për qëndrimin tuaj në Republikën Çeke që është 50 herë më shumë se shuma e minimumit i jetës (aktualisht është 3,310 korona çeke ) që është 156,500 koruna çeke, d.m.th. rreth 6300 euro.

- theksojmë se janë të pranueshme vetëm llogaritë rrjedhëse ose e kursimit bankare.

 

Dëshmia për financimin e qëndrimit tuaj mund të dorëzohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

1) kopje e karteles pagese debiti ose krediti të njohur ndërkombëtarisht  në emër të aplikantit DHE pasqyrat (qarkullimet) bankare origjinale për tre muajt e fundit të lidhura me kartelen (deklarata duhet me jene në anglisht ose nëse origjinali është në një gjuhë tjetër, kërkohet përkthim gjyqësor në gjuhën çeke)

2) kopje e noterizuar e faqjen e parë së kartës së debitit ose të kreditit të vlefshme ndërkombëtarisht në emër të aplikantit DHE një letër origjinale nga banka që konfirmon se aplikanti ka të drejtë të përdorë fondet me përkthim gjyqësor në gjuhën çeke.

 

11. një kopje të të gjitha dokumenteve që konfirmojnë burime të mjaftueshme financiare

 

12. Ekstrakt nga evidenca penale (kriminale)  nga një gjykatë e autorizuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose e Republikës së Kosovës dhe ekstrakt nga evidenca penale (kriminale) nga vendi ku keni banuar për më shumë se 6 muaj gjatë 3 vjet të fundit ose deklaratë në rast se vendi nuk lëshon një dokument të tillë. Dokumenti duhet të jetë i certifikuar siç duhet (nëse është e aplikueshme: me Apostille ose superlegalizim) dhe të jetë i  përkthim gjyqësor në gjuhën çeke.

 

13. Sigurimi shëndetësor –  do t'ju kërkohet të siguroni sigurimin shëndetësor  kur të merrni vizën tuaj.  Lloji dhe kohëzgjatja e sigurimit do të përcaktohet në njoftimin se viza është miratuar. Informacione të hollësishme për sigurimet shëndetësore mund të gjenden në faqen e internetit të  Ministrisë së Punëve të Brendshme

 

14. një kopje të dokumenteve të sigurimit shëndetësor

 

15. tarifa për vizë

- paguhet vetëm me para të gatshme, në euro

- Ju lutemi keni shumën e saktë

 

Pasi të keni përgatitur të gjitha dokumentet, ju lutemi dërgoni email në  skopje.visa@mzv.gov.cz  që të mund të caktojmë termin.

 

Në fushën e subjektit të e-mailit, shënoni: Emri dhe mbiemri juaj i plotë – Long-term Business Visa (për shembull: Ali Aliti - Long-term Business Visa). 

Në mesazh shruani:

1/ emri dhe mbiemri i plotë i aplikantit

2/ Informacioni i kontaktit (adresa e emailit, numri i telefonit, adresa e vendbanimit të aplikantit)

3/ Emri dhe lloji i kompanisë së hapur në Republikën Çeke dhe datat e qëndrimit të planifikuar

 

Ju informojmë se komunikimi me Ambasadën bëhët në gjuhën çeke ose angleze. Komunikimi në njërën nga këto dy gjuhë do të ketë përparësi në përgjigje.

 

Attachments

form_long-term visa 554 KB PDF (Adobe Acrobat document) 26.3.2015