македонски  english  česky 

понатамошно барање
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Viza afatgjate për bashkim familjar

Koha e përpunimit
Viza afatgjatë për bashkim familjar përpunohet brenda 90 – 120 ditëve nga data që dorrëzoni dokumentacionin e plotë tek Ambasada e Republikës Çeke (!)

Dokumentet e nevojshme

Attention

Attention

(!) aplikimet e pakompletuara nuk do të pranohen dhe do t'i kthehen aplikantit

(!) të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën çeke (përveç pasaportës, dokumentet që nuk janë në gjuhën çeke duhet të dorrëzohet me përkthim gjyqësor në gjuhën çeke nga përkthyesi/interpreti gjyqësor)

(!) të gjitha dokumentet duhet të bashkëngjiten në origjinal ose një kopje e vërtetuar nga një noter DHE një kopje (e pavërtetuar) e të gjitha dokumenteve (dmth duhet të bashkëngjiten dy kompleta dokumentesh )

(!) të gjitha dokumentet (përveç pasaportës) nuk duhet të jenë më të vjetra se 180 ditë

 

JU LUTEM BASHKENGJITNI DOKUMENTET NË RENDIN E MËPOSHTËM

1. Formulari i plotësuar ( formulari për vizë afatgjatë )

- formulari duhet të plotësohet plotësisht para se të vini në Ambasadë me stilolaps ose të printuar.

- një foto duhet të ngjitet në vendin e duhur në këndin e sipërm djathtas të faqes së parë të formularit

- mos harroni të nënshkruani formularin në seksionin "Nënshkrimi i aplikantit" në faqen 5 dhe në të njëjtën faqe shkruani adresën tuaj të shtëpisë, numrin e telefonit dhe adresën e emailit për komunikim me ju. Për të miturit deri në 15 vjeç nënshkruajnë prindërit/kujdestarët e personit, të miturit nga 15 deri në 18 vjeç nënshkruajnë formularin së bashku me prindërit/kujdestarët e tyre.

- kodi i shkruar në formular duhet të korrespondojë me listën: Country codes - Ministerstvo vnitra České republiky (mvcr.cz) specifikisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut (MKD), për Republikën e Kosovës (XXK)

2. Një kopje të formularit të plotësuar


3. Dy foto 

- Fotot duhet të jenë të njëjta, aktuale, me përmasa 3.5 me 4.5 cm - e gjithë fytyra duhet të jetë e dukshme në prapavi të bardhë dhe të printuara me kualitet të mirë në letër fotografike, në studio fotografike; mos printoni vetë foto, përndryshe kërkesa juaj do të kthehet si e papranueshme (!)

- një foto duhet të ngjitet në formular dhe tjetra (me emrin dhe mbiemrin të shkruar në anën e pasme) duhet të jetë dorrëzuar me fotokopje të pasaportës (kujdes mos e dëmtoni foton me kapëse)

 

4.  Pasaportë 

- origjinale (!)

- vlefshmëria duhet të jetë më shumë se 3 muaj nga data e qëndrimit të planifikuar

- duhet të lëshohet brenda 10 viteve të fundit

- duhet të përmbajë të paktën dy faqe të zbrasta

- pasaporta nuk mbahet gjatë procesimit të vizës afatgjatë, por është e nevojshme të paraqitet në momentin e lëshimit të vizës, sepse viza është lëshuar në pasaportë.

 

5. Dy kopje të anëve të pasaportës me të dhënat personale

 

6. Dokument që konfirmon qëllimin e qëndrimit

- lidhje midis aplikantit (bashkëshortit/fëmijës) dhe anëtarit të familjes që banon ligjërisht në Republikën Çeke (bashkëshortit/prindit) duhet të provohet nga dokumenti zyrtar përkatës me përkthim gjyqësor në gjuhën çeke

- origjinali i certifikatës së martesës (nëse aplikon bashkëshorti) OSE origjinali i certifikatës së lindjes (nëse fëmija aplikon) DHE përkthim gjyqësor në gjuhën çeke

- dokumentet që nuk janë lëshuar në Republikën Çeke, nëse është e nevojshme, duhet të jenë të vërtetuara me apostile ose superlegalizim

 

7. Një kopje të dokumentit që konfirmon qëllimin e qëndrimit

 

8. Dokumenti i akomodimit 

–konfirmim i pronarit të banesës/shtëpisë me nënshkrimi të noterizuar (te noteri në Republikën Çeke) OSE marrëveshje qiraje, marrëveshje nënqiraje, marrëveshje akomodimi ose marrëveshje me përmbajtje të ngjashme

- Duhet të dorëzohet origjinal ose kopje e vërtetuar në gjuhën çeke e ndonjë prej dokumenteve të listuara

 

9. Një kopje të dokumenteve të paraqitura si dokument i akomodimit

 

10. Dokument që konfirmon se keni burime të mjaftueshme financiare

–  duhet të vërtetoni se keni burime të mjaftueshme financiare për qëndrimin tuaj në Republikën Çeke që është 15 herë më shumë se shuma e minimumit i jetës (aktualisht është  3310 korona çeke ) për muajin e parë të qëndrimit dhe dyfishi i shumës së minimumit jetik për çdo muaj pasardhës.

Për shembull, qëndrimi minimal i kërkuar nga 1 janari deri më 30 qershor (6 muaj) llogaritet si (15 x 3,310) + (5 x 2 x 3,310) = 46,950 + 33,100 = 80,050 korona çeke (rreth 3,200 euro).

- theksojmë se janë të pranueshme vetëm llogaritë rrjedhëse ose bankat e kursimit

 

Dëshmia për financimin e qëndrimit tuaj mund të dorëzohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

1) kopje e karteles pagese debiti ose krediti të njohur ndërkombëtarisht  në emër të aplikantit DHE pasqyrat (qarkullimet) bankare origjinale për tre muajt e fundit të lidhura me kartelen (deklarata duhet me jene në anglisht ose nëse origjinali është në një gjuhë tjetër, kërkohet përkthim gjyqësor në gjuhën çeke)

2) kopje e noterizuar e faqjen e parë së kartës së debitit ose të kreditit të vlefshme ndërkombëtarisht në emër të aplikantit DHE një letër origjinale nga banka që konfirmon se aplikanti ka të drejtë të përdorë fondet me përkthim gjyqësor në gjuhën çeke.

 

11.  Një kopje të të gjitha dokumenteve që konfirmojnë burime të mjaftueshme financiare

 

12. Ekstrakt nga evidenca penale (kriminale)  nga një gjykatë e autorizuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose e Republikës së Kosovës dhe ekstrakt nga evidenca penale (kriminale) nga vendi ku keni banuar për më shumë se 6 muaj gjatë 3 vjet të fundit ose deklaratë në rast se vendi nuk lëshon një dokument të tillë. Dokumenti duhet të jetë i certifikuar siç duhet (nëse është e aplikueshme: me Apostille ose superlegalizim) dhe të jetë i  përkthim gjyqësor në gjuhën çeke.

 

15. tarifa për vizë

- paguhet vetëm me para të gatshme, në euro

- Ju lutemi keni shumën e saktë

 

Pasi të keni përgatitur të gjitha dokumentet, ju lutemi dërgoni email në  skopje.visa@mzv.gov.cz  që të mund të caktojmë termin.

 

Në fushën e subjektit të email-it, shënoni: Emri dhe mbiemri juaj i plotë – Long-term Visa for Family Reunification (për shembull:  Ali Arifi - Long-term Visa for Family Reunification).

Në mesazh shkruani:

1/ Emri dhe mbiemri i plotë i aplikantit

2/ Informacioni i kontaktit (adresa e emailit, numri i telefonit, adresa e vendbanimit të aplikantit)

3/ Emri dhe marrëdhënia me personin me të cilin po kërkoni bashkim familjar dhe datat e qëndrimit të planifikuar

 

Ju informojmë se komunikimi me Ambasadën bëhët në gjuhën çeke ose angleze. Komunikimi në njërën nga këto dy gjuhë do të ketë përparësi në përgjigje.

Attachments

form_long-term visa 554 KB PDF (Adobe Acrobat document) 26.3.2015