Kodeksi i ndryshuar i vizave
29.01.2020 / 13:35 | Aktualizováno: 23.06.2021 / 16:00
Ndryshimet në Kodeksin e vizave do të hyjnë në fuqi më 2 Shkurt 2020. Disa nga ndryshimet që vlejnë për procedurën e aplikimit për vizë Shengen shkurtimisht janë të cekura më poshtë. Ato do të ndryshohen në të njëjtën kohë në artikujt e duhur të Kodeksit.
- Janë bërë ndryshime të vogla në formularin e aplikimit për vizë Shengen - versioni i ndryshuar mund të shkarkohet këtu: Formular për vizë Shengen (DOCX, 52 KB)
- - pagesa e vizës rritet në 80 euro,
- - ndërsa pagesa për fëmijët ndërmjet 6 - 12 vjet do të jetë 40 euro.
- - Aplikimi duhet të bëhet jo më vonë se 15 ditë para datës së udhëtimit; dhe nëse aplikanti dëshiron ta paraqesë atë më vonë, konsullata mund ta refuzojë aplikimin.
- - Aplikimi për vizë Shengen mund të paraqitet përmes qendrave të vizave në vendet ku konsullata shfyrtëzon shërbimet e tyre.
- - Periudha e përpunimit mbetet 15 ditë, por pas ndyshimeve mund të zgjatet deri në 45 ditë (në vend të 30 ose 60 ditëve).
- - Do të zbatohen kushte të reja për lëshimin e vizave me hyrje të shumëfishta (multi).
- - Përsëri definohen lehtësimet për anëtarët e familjes së qytetarëve të BE-së.