Qasje në akomodim dhe shërbime bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi ose rikuperimi
22.11.2021 / 13:10 | Aktualizováno: 22.11.2021 / 13:17
Që nga 22 nëntori 2021, akomodimi, restorantet, shërbimet e bukurisë dhe sportit dhe shërbime të tjera janë të aksesueshme vetëm nga personat e vaksinuar plotësisht dhe personat e shëruar nga Covid-19 (me disa përjashtime, shih më poshtë).
Qëllimi i kësaj mase është për të ndaluar përhapjen e shpejtë të Covid-19 në Republikën Çeke.
Shërbimet dhe vendet e mëposhtme do të jenë të aksesueshme vetëm nga personat e vaksinuar plotësisht ose personat e shëruar:
* Restorante
* Akomodimi i ofruar, si hotele, B&B, Airbnb.
* Shërbime bukurie, si parukeri, kozmetikë, pedikyr/manikyr.
* Shërbime dhe objektet sportive, të tilla si pishina, palestrat dhe sporte të tjera të brendshme.
* Aktivitete publike të organizuara.
Certifikatë e vlefshme vaksinimi:
* Certifikata dixhitale COVID e BE-së.
* Certifikatat e vendeve të treta që njihen si ekuivalente me certifikatën dixhitale COVID të BE-së.
* Certifikata të njohura(pranuara) nga vende të tjera.
Certifikata e vlefshme e shërimit (jo më shumë se 180 ditë pas testit pozitiv PCR):
* Certifikata dixhitale COVID e BE-së.
* Certifikatat e vendeve të treta që njihen si ekuivalente me certifikatën dixhitale COVID të BE-së.
Referojuni një përmbledhjeje të të gjitha këtyre certifikatave në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përjashtimet zbatohen për kategoritë e mëposhtme të personave, d.m.th. personat e mëposhtëm mund të përdorin këto objekte dhe shërbime me një test PCR (i vlefshëm për 72 orë):
* Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç
* Personat me kundërindikacione të shfaqura për vaksinat Covid-19 – ky informacion duhet të jetë futur në të dhënat e tyre shëndetësore (Sistemi Çek Informativ mbi Sëmundjet Transmetuese)
* Personat që janë në proces vaksinimi dhe kanë marrë të paktën dozën e parë të serisë me dy doza.
informacion shtese
Masat e reja për aktivitetet e kohës së lirë (në çekisht)