česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Qasje në akomodim dhe shërbime bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi ose rikuperimi

Që nga 22 nëntori 2021, akomodimi, restorantet, shërbimet e bukurisë dhe sportit dhe shërbime të tjera janë të aksesueshme vetëm nga personat e vaksinuar plotësisht dhe personat e shëruar nga Covid-19 (me disa përjashtime, shih më poshtë).  
Qëllimi i kësaj mase është për të ndaluar përhapjen e shpejtë të Covid-19 në Republikën Çeke.

Shërbimet dhe vendet e mëposhtme do të jenë të aksesueshme vetëm nga personat e vaksinuar plotësisht ose personat e shëruar:

* Restorante

* Akomodimi i ofruar, si hotele, B&B, Airbnb.

* Shërbime bukurie, si parukeri, kozmetikë, pedikyr/manikyr.

* Shërbime dhe objektet sportive, të tilla si pishina, palestrat dhe sporte të tjera të brendshme.

* Aktivitete publike të organizuara.

 

Certifikatë e vlefshme vaksinimi:

* Certifikata dixhitale COVID e BE-së.

* Certifikatat e vendeve të treta që njihen si ekuivalente me certifikatën dixhitale COVID të BE-së.

* Certifikata të njohura(pranuara) nga vende të tjera.

 

Certifikata e vlefshme e shërimit (jo më shumë se 180 ditë pas testit pozitiv PCR):

* Certifikata dixhitale COVID e BE-së.

* Certifikatat e vendeve të treta që njihen si ekuivalente me certifikatën dixhitale COVID të BE-së.

 

Referojuni një përmbledhjeje të të gjitha këtyre certifikatave në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Përjashtimet zbatohen për kategoritë e mëposhtme të personave, d.m.th. personat e mëposhtëm mund të përdorin këto objekte dhe shërbime me një test PCR (i vlefshëm për 72 orë):

* Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç

* Personat me kundërindikacione të shfaqura për vaksinat Covid-19 – ky informacion duhet të jetë futur në të dhënat e tyre shëndetësore (Sistemi Çek Informativ mbi Sëmundjet Transmetuese)

* Personat që janë në proces vaksinimi dhe kanë marrë të paktën dozën e parë të serisë me dy doza.

 

informacion shtese

Masat e reja për aktivitetet e kohës së lirë (në çekisht)