
Mundësi e re për të përdorur kartat e kreditit/debitit për të paguar tarifat konsullore dhe të vizës
07.05.2021 / 12:24 | Aktualizováno: 09.05.2021 / 00:12
Duke filluar që nga 1 maji 2021 është e mundur të paguani tarifat e vizave dhe konsullore në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë me kartë krediti/debiti.
Gjithashtu pranohen pagesat me para cash (në euro), pagesa me kartë është vetëm një mundësi tjeter.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke ka filluar këtë shërbim të ri në një periudhë kur është e nevojshme të kufizohet rreziku i pandemisë, duke përfshirë një transmetim të mundshëm të sëmundjes përmes pagesave cash. Pagesat me kartë gjithashtu janë më të sigurta në lidhje me manipulimin e parasë cash.
Tarifat e paguara përmes kartave të debitit/kreditit do të jenë në koronën çeke (tarifat konsullore) ose në euro (disa tarifa të vizave), në rastin e klientëve të huaj në normat aktuale të këmbimit të vendosura nga bankat e tyre.
Tarifat e përditësuara mund të gjenden këtu.