česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Vullnetarët çekë rigjallërojnë një luginë në alpet shqiptare

(This article expired 19.08.2016 / 02:00.)

Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri Znj. Bronislava Tomášová vizitoi më 17-19 Gusht, 2015 luginën e Curraj i Epërm në Alpet Shqiptare për të mbështetur iniciativën e vullnetarëve të rinj çekë në rigjallërimin e fshatit në luginë.  
 

Lugina është e lidhur me fshatra të tjerë në rajon vetëm përmes shtigjeve malore dhe vetë fshati është një xhevahir unik në alpet shqiptare, ende i pazbuluar nga turistët.

Gjatë vizitës së saj, Ambasadorja pati mundësinë jo vetëm të bisedojë me të rinjtë çekë që zbatojnë këtë iniciativë, por gjithashtu të takohet me vendasit, të shijojë mikpritjen e tyre si dhe ushqimin e shijshëm të prodhuar në fshat. 

Një grup studentësh çekë e zbuluan luginën gjatë vizitës së tyre në alpet shqiptare vitin e shkuar. Bukuria e tyre u la mbresa aq të thella sa vendosën të iniciojnë një program për rijetëzimin e fshatit përmes zhvillimit të infrastrukturës bazë turistike.

Gjatë vizitës së Ambasadores, ishin shënuar 55 km shtigje malore që lidhin luginën e Currajt i Epërm me Thethin dhe Liqenin e Komanit. 50 km të tjerë do të shënohen deri në fund të muajit gusht. Panele solare për prodhimin e energjisë do t’i ofrohen banorëve të fshatit në kuadër të iniciativës dhe një urë do të ndërtohet në Theth, në shtegun që çon në Currajn e Epërm. Kisha tradicionale vendase në fshat do të restaurohet. Për më shumë informacion për projektin mund të  www.albanianchallenge.cz.

E gjithë iniciativa është e financuar nga kontributi i popullit çek nëpërmjet sponsorizimit ose adoptimit të shtigjeve konkrete malore dhe zbatohet nga studentë të rinj çekë në bazë vullnetare. E gjithë iniciativa është e veçantë në rrethanat Shqiptare ku më rëndom praktikohet  bashkëpunimi ndërqeveritar donator.