česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Vullnetarët Çekë hapin Alpet Shqiptare

(This article expired 30.06.2016 / 02:00.)

Ndërtimi i infrastrukturës turistike në një luginë mes vargmaleve të larta prej 2000 metrash dhe shënimi i 130 kilometra shtigje turistike në malet e Shqipërisë veriore – këto janë vetëm dy qëllime nga plani më i gjerë – brenda një projekti të themeluar nga një grup vullnetarëdh të rinj çekë, të cilët dëshirojnë të punojnë drejt hapjes së një pjese të harruar të Alpeve Shqiptare si dhe të shpëtimit të një vendi sot pothuajse të pabanuar, fshatin Curraj i Epërm.
 

Një grup studentësh nga Brno, Republika e Çekisë, shkoi për një ekspeditë në malet e Shqipërisë veriore për herë të parë në Korrik 2014. Udhëtimi i tyre i çoi në fshatin pothuajse të braktisur të Curraj i Epërm, që për një periudhë shumë të gjatë kishte mbetur i izoluar nga bota përreth. Takimi i tyre me fshatin dhe me rrethinën i magjepsi ata. – Prandaj ata vendosën që kjo zonë të bëhej më e arritshme për më shumë turistë dhe në këtë mënyrë të ndalej edhe zhdukja e fshatit. Baza e vullnetarëve dhe aventurierëve shpejt filloi të rritej - tani ka më shumë se 100 vullnetarë, të cilët po bëjnë maksimum për projektin ambicioz Albanian Challenge (”Sfida Shqiptare”).

Planet e ndihmës për fshatin dhe rrethinat përfshijnë shënimin e shtigjeve turistike (virtualisht inegzistente deri më sot) në terenin e ashpër malor, ndërtimin e bazës turistike, riparimin e kishës në Curraj i Epërm si dhe krijimin e kushteve që banorët e fshatit dhe turistët të kapërcejnë lumin e fshatit pa pasur nevojë të hyjnë në ujë. Shtigjet turistike të shënuara në rrethinën e fshatit do të krijojnë rrjetin më të sofistikuar në Shqipëri. Dhe në fund, por gjithësesi shumë i rëndësishëm, duhet përmendur edhe rrjeti unik i shpellave, disa kilometra i gjatë dhe ende i pazbuluar plotësisht që mund të shërbejë si një atraksion kryesor në këtë krahinë.

Vullnetarët do të qëndrojnë më shumë sesa 3 javë në Shqipëri në gusht të këtij viti. Ata dëshirojnë ta kthejnë fshatin Curraj e Epërm në një vend ku ja vlen të rikthehesh, jo vetëm ata vetë, por edhe turistët aventurierë nga e tërë bota. Është e pabesueshme që një vend me aq bukuri natyrore dhe kultore është ende pothuaj i panjohur.

Të gjitha shpenzimet e projektit janë të financuara nga vullnetarët dhe donacionet e sponsorëve.

Në qoftë se dëshironi të mbështesni projektin, ju mundeni p.sh. të adoptoni një kilometër të shtegut turistik, një pjesë të urës, ose një nga gomerët, që do të përdoren për transportin e materialit të nevojshëm.

 

Partnerët e projektit Albanian Challenge:

Unioni për vendlindjen Curraj Epërm

 

Links

Faqja e Albanian Challenge: www.albanianchallenge.cz

Faqja në Facebook e projektit https://www.facebook.com/albanianchallenge

 

 

 

 

Shënim i Ambasadës: Kontributi u përgatit në bashkëpunim me Ekipin e Propagandës dhe Ngritjes së Fondeve të Projektit Sfida Shqiptare