česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Projektet e Programit të Promovimit të Tranzicionit 2020

Në Kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit, Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri është duke zbatuar  dy projekte në vitin 2020 - një të përqendruar në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit, i dyti tek media.

Projekti i parë titullohet, “Tre dekada më vonë: Kujtime dhe dialog nga perspektiva e një studenti” dhe është zbatuar nga Instituti Shqiptar për Studime Politike (ISP). Projekti është përqendruar në periudhën e komunizmit. Qëllimi i tij është të rritet ndërgjegjësimi i brezit të ri të studentëve për periudhën 1945-1990 në Shqipëri, të përfshijë universitetet në trajtimin e së kaluarës duke promovuar debatin publik mbi reflektimin shoqëror për të drejtat e njeriut të mohuara nga regjimi komunist, dhe të kontribuojë në forcimin e edukimit demokratik të studentëve të rinj, në kontekstin e procesit të integrimit në BE dhe në kuadër të 30-vjetorit të rënies së sistemit komunist në Shqipëri. Projekti bazohet në një projekt të ngjashëm "Kujtesë përmes Memories dhe Dialogut me të Kaluarën", i cili qe në bashkëpunim me ISP-në dhe u zbatua në vitin 2019.

Projekti i dytë i përket kategorisë së medias dhe titullohet “Pavarësia e Medias në Kohët e Disinformimit”. Zbatues i tij është Instituti Shqiptar i Medias. Qëllimi i këtij projekti shumë ambicioz është një studim monitorues mbi tendencat kryesore dhe problemet që lidhen me dezinformimin dhe propagandën në mediat në Shqipëri (me fokus në lajmet e rreme dhe komplotet gjatë tërmetit dhe pandemisë së Covid-19, si studim rasti).