česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Ministri Kulhánek viziton Tiranën: vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen tonë për bashkimin me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme Jakub Kulhánek vizitoi Shqipërinë më 22 - 23 Maj, ku u takua me Ministrin e Jashtëm, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Opozitës. Temat kryesore të diskutimit ishin zgjerimi i BE-së dhe përparimi i vazhdueshëm i Shqipërisë në procesin e pranimit.

Ministrit Kulhánek iu bashkuan në udhëtimin dy-ditor edhe Ministrat e Jashtëm Alexander Schallenberg (Austri) dhe Anže Logar (Slloveni).

Në Shqipëri, në bisedimet me Ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, Ministri Kulhánek vlerësoi arritjet e vendit në reformimin e gjyqësorit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe presidencën e Shqipërisë në OSBE. Ai foli për betejën e vendit me pandeminë dhe pasojat e tërmetit shkatërrues dy vjet më parë, pas së cilit Shqipëria mori 400 milion EUR ndihmë nga BE.

Ministri Kulhánek u prit gjithashtu nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta. “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe bashkimi i saj pa këtë rajon nuk është i plotë,” i siguroi diplomati i lartë çek këta udhëheqës. "Integrimi i rajonit është në interes të BE-së dhe duhet të jetë përparësia e saj strategjike," shtoi ai.

Në fund të vizitës ministrat zhvilluan gjithashtu një takim me Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike të opozitës.

Gjatë këtij udhëtimi ministrat vizituan edhe Maqedoninë e Veriut. Për më shumë informacion shihni këtu. 

MEFA

MEFA

Ministři ČR, AT, SI

Ministři ČR, AT, SI