Udhëtimi në Dajt
23.05.2016 / 17:15 | Aktualizováno: 23.05.2016 / 17:17
(This article expired 31.08.2016 / 02:00.)
Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën Dajti Alpino Turistik organizoi një ekskursion në Parkun Kombëtar të Dajtit. Aktiviteti u zhvillua si një event plotësues i Festivalit të Filmit për Mjedisin në Shqipëri që do të mbahet në datat 22 Maj – 5 Qershor 2016.
Shtugu për alpinistët me përvojë si dhe një shteg më i lehtë për familjet u përgatitën nga anëtarët e Dajti Alpino Turistik të cilët shoqëruan turistët. Jo vetëm komuniteti diplomatik, por edhe nxënësit nga shkolla e mesme profesionale Karl Gega, fëmijët nga Shtëpia e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’, si dhe familjet shqiptare morën pjesë gjithashtu. Gati gjashtëdhjetë persona iu bashkuan ecjes në mal. Në fund, pjesëmarrësit u ftuan në piknikun e sponsorizuar nga Ambasada Çeke.