Shkolla Verore e Gjuhëve Sllave 2015
12.02.2015 / 10:50 | Aktualizováno: 12.02.2015 / 16:37
(This article expired 15.08.2015 / 02:00.)
Dëshirojme t’ju informojmë për mundësinë e ardhjes dhe studimit në Republikën Çeke. Nga 18 Korriku deri më 15 Gusht 2015 do të hapet Shkolla Verore e Studimeve Sllave në Olomouc.
Shkolla Verore është projektuar për të huajt e interesuar në gjuhën çeke dhe gjuhët e tjera sllave të të gjitha moshave dhe çdo niveli njohurie të gjuhës çeke. Mësimet plotësohen me ngjarje kulturore, seminare teatri, shfaqje të kërcimeve dhe muzikës folklorike të Moravisë, klub filmi, udhëtime në fundjavë në vende të famshme dhe popullore në Moravi dhe Bohemi.
Informacion më i detajuar është i publikuar në faqen tonë të internetit:
http://lsss.upol.cz/en/summer-school-slavonic-languages
Nëse keni pyetje ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet e-mailit:
lsss@upol.cz