Konferenca ”Habitati Europian“ në Pragë
27.01.2016 / 10:12 | Aktualizováno: 27.01.2016 / 10:15
(This article expired 30.06.2016 / 02:00.)
Më 16-18 Mars 2016, Praga do të mirëpresë konferencën rajonale të Kombeve të Bashkuara “Habitati Europian” si pjesë e procesit përgatitor për Konferencën e OKB-së për Strehimin dhe Zhvillimin e Qendrueshëm Urban – “Habitati III” që do të zhvillohet në Ekuador në Tetor 2016.
Tema e konferencës “Habitati Europian“ është “Strehimi i Qendrueshëm në Qytetet e Jetueshme“. Pjesëmarrësit do të diskutojnë sfidat dhe prioritetet e dokumentit - “Agjenda e Re Urbane” që pritet të jetë produkti kryesor i samitit botëror të vjeshtës në Ekuador. Deklarata finale e konferencës së Pragës do të përfaqësojë inputin zyrtar të këtij dokumenti.
Konferenca është e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës Çeke në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara. Informacion i detajuar mund të gjendet në www.europeanhabitat.com dhe http://www.habitat3.org/prague.