česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Festa Kombëtare e Çekisë festohet në Tiranë me një Pritje dhe Koncerte klasike

Festa Kombëtare e Republikës Çeke u festua në Tiranë me një Pritje e pasuar nga një koncert i muzikës klasike. Zyrtarët më të lartë shqiptarë, Trupi Diplomatik në Tiranë, sipërmarrës, shoqëria civile, akademikë, diplomatë, ish-studentë ose studentë në Republikën Çeke, partnerë dhe miq të Çekisë në Shqipëri morën pjesë në kremtimet e rastit.
 

Gjatë fjalës së tij Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, SH.T. Z. Karel Urban përshëndeti të ftuarit dhe vuri në dukje se ky vit ishte i rëndësishëm për Republikën Çeke dhe Shqipërinë pasi të dy kombet festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Ambasadori tha se përgjatë viteve Shqipëria ka qenë një partner i ngushtë tregtar për Republikën Çeke (ose atëherë ish-Çekosllovakinë), ndërsa në gjysmën e dytë të viteve ’80-të, ish-Çekosllovakia ishte edhe partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me marrëdhëniet dypalëshe që lulëzuan sërish pasi demokracia u rikthye në të dy vendet.

Po ashtu, në fjalën e tij, Ambasadori shprehu mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për proceset integruese europiane të Shqipërisë, si dhe përmendi lëvizjet pozitive që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, edhe në momentet e errëta të kontinentit nga lufta në Ukrainë.

Ambasadori vuri në dukje gjithashtu se piketa të rëndësishme si Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë në korrik, Forumi Ministror BE - Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në fillim të nëntorit si dhe Samiti BE - Ballkani Perëndimor në dhjetor, po ndodhin nën Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së.

‘Ndërveprimi mes njerëzve është vendimtar për marrëdhëniet’, – theksoi Ambasadori në fjalën e tij, i cili në fund falënderoi të gjithë diplomatët, historianët, akademikët, artistët dhe sipërmarrësit e pranishëm për kontributin e tyre të çmuar në lidhje të tilla historike.

Pas Pritjes u vijua me një koncert të muzikës klasike me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Ulpiana Aliaj, si dhe violonçelistit Bledar Zajmi dhe pianistit Egli Prifti. Bledar Zajmi dhe Egli Prifti janë diplomuar dhe kanë ngritur karrierën e tyre në Republikën Çeke. Artistët e nivelit shumë të lartë erdhën në Tiranë për të ndarë me publikun meloditë më të mira çeke dhe shqiptare nga kompozitorët më të shquar të të dy vendeve.

Të nesërmen kremtimi i Festës Kombëtare të Republikës Çeke vazhdoi me një Koncert klasik në Teatrin “Petro Marko” Vlorë.

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë

Festa Kombëtare e Çekisë