Ambasadori Urban vizitoi qytetin e Gjirokastrës
10.06.2022 / 16:34 | Aktualizováno: 10.06.2022 / 16:40
Ambasadori i Republikës Çeke Karel Urban vizitoi qytetin e trashëgimisë së UNESCO-s, Gjirokastrën.
Ai u takua me kryebashkiakun Flamur Golemi dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë. Ndërkohë sëbashku me Konsullen e Nderit të Republikës Çeke znj. Lolita Poda Jorkiewitz dhe prefektin e qarkut të Gjirokastrës Ambasadori inaguroi ekspozitën e fotografive “Praga” të fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho. Fotot e kryeqytetit çek u prezantuan sëbashku me fotot e shqiptarëve të suksesshëm që e bënë karrierën e tyre në Çeki. Disa prej tyre vijnë nga Gjirokastra.
Ambasadori Urban mori pjesë edhe në prezantimin e pajisjeve të Policisë Rrugore të Republikës Çeke, përfaqësuesit e së cilës nën drejtimin e Kol. Jiří Zlý erdhën në Shqipëri për një mision ekspertësh.