česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Ambasadori Urban i paraqet Presidentit Meta prioritetet e Presidencës Çeke të BE-së

Ambasadori i Republikës Çeke Karel Urban u takua të hënën, më 18 korrik 2022 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Ilir Meta.

Në fokus të takimit ishte Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian të Republikës Çeke duke filluar nga korriku deri në dhjetor 2022 dhe prioritetet kryesore të saj. Gjatë bisedës, Ambasadori e njohu Presidentin me prioritetet, të kushtëzuara kryesisht nga agresioni rus ndaj Ukrainës, si dhe ritheksoi mbështetjen e plotë të Çekisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Nga ana e tij, Presidenti e uroi Ambasadorin për Presidencën e suksesshme të Këshillit të BE-së dhe theksoi rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Ky është një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe do të forcojë bashkëpunimin e vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE,” - tha Presidenti.

photo

photo

photo

photo

photo

photo