česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Libri i ngushellimeve për Karel Schwarzenberg

Pas vdekjes së mikut dhe përkrahësit të Kosovës, Karel Schwarzenberg, ish-senator çek, ish-ministër i Jashtëm, kancelar i Presidentit Çek, Václav Havel, ish-president i Komitetit Ndërkombëtar të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Ambasada e Republikës së Çeksë e hapi librin e ngushëllimeve.

Liderët e Kosovës dhe diplomatët e akredituar në Kosovë u nënshkruan në librin e ngushëllimeve të martën, më 14 nëntor 2023 dhe të mërkurën, më 15 nëntor 2023.

Prehu në paqë!

Zyrtarët e Ambasadës të Republikës së Çekisë në Prishtinë