česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Seminari Çeko-Kosovar për teknologjitë bashkëkohore në komunikim të automatizuar

Si pjesë e projekteve zyrtare të Republikës Çeke të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Jashtëm, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë, më 23 tetor 2023, u mbajt një seminar për teknologjitë bashkëkohore të komunikimit të automatizuar

Ngjarja u organizua si pjesë e programit Ndihmë për Tregtinë e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Gjatë seminarit, ekspertët nga kompania çeke “RPSC Ideas” prezantuan një chatbot të ri për Odën Ekonomike të Kosovës dhe kompanitë kosovare që janë të interesuara për zhvillimin e bashkëpunimit tregtar dhe afarist. Këshilltari për tregti i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë i njoftoi përfaqësuesit e kompanive kosovare për mundësitë e bashkëpunimit me Republikën Çeke dhe për portalin Businnessinfo.cz.