Instrumentet financiare të BE-së për bashkëpunim të jashtëm – IPA
Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA)
Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) është një mjet me të cilin BE mbështet asistencën financiare dhe teknike për reformën në "vendet e zgjerimit". Fondet IPA ndërtojnë kapacitetin e vendeve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, duke çuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon. Për periudhën 2007-2013, IPA kishte një buxhet prej rreth 11.5 miliardë €; pasardhësi i tij, IPA II, bazohet në rezultatet e arritura tashmë duke alokuar 11.7 miliardë € për periudhën 2014-2020. Përfituesit aktualë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Turqia. Më shumë informacion mbi programet që lidhen me Kosovën mund të gjenden në https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/funding-by-country/kosovo_en