
Një fabrikë e re e trajtimit të ujërave të zeza, në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor çek, do të vehet në operim në Kosovë
22.04.2015 / 16:13 | Aktualizováno: 22.04.2015 / 16:15
Më 17 prill 2015 në emër të drejtorit të Agjencisë Çeke për Zhvillim z. Mr. Michal Kaplan, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë z. Ivo Šilhavý, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me drejtorin e Kompanisë Rajonale të Ujit “Prishtina”, z. Gjelosh Vataj, dhe drejtorin e Departamentit për Infrastrukturë të komunës së Prishtinës z. Hysen Durmishi, për zbatimin e projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes prezantimit të sistemit të menaxhmentit të duhur të ujërave të zeza”.
Projekti do të financohet nga Fondi Çek për Bashkëpunim Zhvillimor. Pjesë e projektit tre vjeçar do të jetë ndërtimi dhe funksionalizmi i fabrikës së përpunimit të ujit në liqenin e Badovcit, që është burimi kryesorë i ujit të pijshëm për qytetin e Graçanicës, si dhe njëri nga burimet më të mëdha të ujit të pijshëm për kryeqyetin Prishtina. Fabrika e përpunimit të ujërave të zeza në tërësi do të përbëhet nga teknologjia çeke. Tashmë janë në funksion dy fabrika të këtilla në Kosovë: e para në fshatin Harilaç, poashtu e financuar nga Agjencia Çeke për Zhvillim, dhe fabrika tjetër e vënë tërësisht në funksion për Pallatin e Drejtësisë, që sapo është ndërtuar në periferi të Prishtinës.