česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Bashkëpunimi zhvillimor i Republikës së Çekisë

Bashkëpunimi zhvillimor është një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Republikës së Çekisë. Kjo promovon siguri, stabilitet, përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm si dhe dinjitet njerëzor, shërbime të mira për qytetarët dhe reputacion të mirë të Republikës së Çekisë jashtë vendit.

 

Bashkëpunimi zhvillimor çek ndikon në zvoglimin e varfërisë së përgjithëshme, me një përqëndrim të veçantë në vendet më pak të zhvilluara (LDCs-VMZH), dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e zhvillim shoqëror të vendeve partnere, që mund të rezultojë me intesifikimin e madhënieve të ndërsjella politike edhe mardhënie tregtare. Bashkëpunimi zhvillimor synon ngritjen e sigurisë në nivelin e përgjithshëm, të parandalojë konfliktet rajonale dhe vendore si dhe të zvoglojë lëvizjet migruese (në veçanti zhvendosjen me forcë) sikurse edhe migrimin e paligjshëm. Bashkëpunimi zhvillimor çek promovon mjedis të qëndrueshëm dhe klimë për mbrojtje, demokraci, të drejtat njerëzore dhe liritë themelore, qeverisjen e mirë e rendin e ligjin. 

Zbatimi i Synimeve Zhvillimore të Mileniumit (Millenium Development Goals - MDGs) ishte parimi themelor i bashkëpunimit zhvillimor çek deri më 2015 përcjellë nga Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm – SZHQ (Sustainable Development Goals SDGs) për periudhën deri më 2030. Miratimi i konceptit të Politikës së Jashtme të Republikës së Çekisë dhe përshtatja e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm del si moment i rëndësishëm dhe përcaktues bashkëpunimi zhvillimor çek i vitit 2015.

Attachments

Development cooperation of the Czech Republic 1 MB PDF (Adobe Acrobat document) 4 tet 2016