
Agjencia Çeke e Zhvillimit ndihmon të verbëritë e Kosovës
27.06.2017 / 22:05 | Aktualizováno: 27.06.2017 / 22:07
Më 23 qershor 2017, ambasadori i Çekisë, Ivo Šilhavý, mori pjesë në mësimet e zhvilluara në kuadër të projektit “Integrimi i njerëzve me vështirësi në të pamë dhe parandalimi i dëmtimit të të pamurit në Kosovë 2015 – 2017”. Ky projekt financohet nga Agjencia Çeke për Zhvillim dhe realizohet nga OJQ “People in Need Foundation” e Shoqata e të Verbërve të Kosovës. Në vijim të projektit tri klinika të syrit: në Prishtinë, në Pejë dhe në Prizren përfitojnë pajisje oftalmologjie duke synuar përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit ë sëmurjeve të syrit për fëmijë dhe të rritur. Ambasadori çek, Ivo Šilhavý shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje dhe theksoi rëndësinë e Bashkëpunimit Zhvillimor Çek në Kosovë, në fushën e sistemit shëndetësor. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, çmoi lart bashkëpunimin me Ambasadën e Çekisë dhe me partnerët tjerë çek.
Dy mësuesit çek, nga organizata “Tyfloservice”, z. Petr Mach dhe znj. Lenka Housková, po i mësojnë 11 mësues kosovar për të verbëritë në çështjen e lëvizshmërisë dhe orientimit, nga 19 qershori deri më 30 qershor 2017. Pas mësimit të gjithë këta 11 mësues do të ndihmojnë dhe mësojnë të verbëritë në tërë Kosovën.