česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

20 vjet në Bashkimin Europian – frymëzim nga rrugëtimi i përbashkët Çeko-Sllovak

Në kuadër të kremtimit të 20 vjetorit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ambasadat e Republikës Çeke dhe Sllovakisë zhvilluan një Forum diskutimi më 2 maj 2024 në lidhje me rrugëtimin e përbashkët Çeko-Sllovak si një frymëzim për një marrëdhënie paqësore mes fqinjëve. 

Forumi i moderuar nga drejtoresha ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Alba Ҁela, në ambientet e librarisë ‘Tirana Times’, u ndoq aktivisht nga përfaqësuesit e komunitetit diplomatik dhe akademik, përfshirë nxënës të shkollave të larta. 

Diskutimi përvijoi shkurtimisht ecurinë e marrëdhënieve Çeko-Sllovake, duke u fokusuar në pikat e përbashkëta dhe aspektet pozitive të marrëdhënieve, si dhe eksploroi dallimet e mundshme në qëndrime dhe qasje. U nënvizua se rrënjët e thella në historinë e përbashkët ndikuan pozitivisht në ndarjen miqësore dhe më tej në krijimin e një dinamike të shëndetshme në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë që pas ndarjes dhe shënjimit të kufirit, ribashkimi u bë në një kohë të shkurtër në një zonë pa kufij brenda Bashkimit Europian. 

Në fjalën e tij, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Albin Otruba, theksoi se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për integrimin në BE, ndërsa fokusi duhet të mbahet kryesisht në aspektet që funksionojnë. Ndërkohë ambasadorit çek Karel Urban tha se rrugëtimi drejt Bashkimit është para së gjithash një vendim politik, ndërsa njohuritë për funksionimin procedural të BE-së nuk duhet nënvlerësuar që në fillim. Sipas tij, “Brukseli”  

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian

20 vjet në Bashkimin Europian