česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Si pjesë e Javës së Europës 2025, Ambasada në Tiranë organizoi një koncert nga një duo virtuozesh pianoje në bashkëpunim me Universitetin e Arteve

Më 28 maj 2025, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tiranës, organizoi një koncert të dy virtuozeve shqiptare Silvana Skënderi (Zv. Dekane e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve) dhe Fjorda Veizaj në sallën e koncerteve të Universitetit. Programi përfshiu një sërë veprash të përjetshme nga kompozitorë të famshëm botërorë, përfshirë ata me origjinë çeke (F. Schubert, F. Mendelssohn, M. Ravel, B. Smetana dhe A. Dvořák). Ky ishte kontributi i Ambasadës në Tiranë në programin e Javës së Europës 2025 të organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe të mbajtur në gjysmën e dytë të majit. Koncerti shumë i vlerësuar, ku morën pjesë trupi diplomatik dhe publiku, u pasua nga një gotë verë.

Ambasada në Tiranë mbështet gjithashtu Festivalin prestigjioz të Muzikës së Dhomës në Durrës 2025, konkretisht performancën e violonçelistit Bledar Zajmi më 4 korrik 2025. Bledar Zajmi ka lindur në Shqipëri, ndërsa jeton dhe intepreton me sukses në Republikën Çeke. 

koncert

koncert

koncert

koncert

koncert

koncert

koncert

koncert