česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Shkrimtari çek Jaroslav Hashek nderohet në Tiranë

Shkrimtari, humoristi, satiristi, gazetari dhe bohemi çek Jaroslav Hashek dhe romani i tij “Ushtari i Mirë Shvejk” u nderuan gjatë një aktiviteti letrar të veçantë në Shtëpinë Kadare, në Tiranë. Ngjarja u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Jaroslav Hashekut dhe Ditës Ndërkombëtare të Librit më 23 Prill.

Ambasadori Karel Urban në fjalën e tij falenderoi të pranishmit dhe prezantoi shkurt jetën, shkrimet, si dhe vendin që autori zë në letrat çeke dhe ato botërore. Ndërkohë studiuesi dhe kritiku letrar Bajram Peçi trajtoi më me hollësi satirën historike dhe paaftësinë e autoriteteve të përmendur në roman. Aktori i njohur Rezart Veleshnja lexoi pjesë nga libri për të nxjerrë në pah disa nga mesazhet dhe personazhet kryesorë, ndërsa trashëgimia dhe rëndësia e shkrimtarit Jaroslav Hashek u nënvizuan gjatë gjithë takimit.

Më tej, studentët i dhanë jetë diskutimeve për personazhin e Shvejkut, të cilin shumica prej tyre e njihnin tashmë përmes librit të përkthyer në gjuhën shqipe dhe filmit të bazuar në të njëjtin roman.

Ushtari i mirë Shvejk gjen një vend të respektuar në zemrën e lexuesve shqiptarë dhe renditet së bashku me personazhet më të mirë klasikë të letërsisë botërore.

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk

Hasheku dhe Ushtari i tij i mirë Shvejk