česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Ambasadori Karel Urban inauguroi projektin zhvillimor “Ndërrimi i dritareve për kursim energjie dhe ekologji më të lartë” në një shkollë në qytetin e Shkodrës.

Më 12 tetor 2022, Ambasadori Çek SHTZ. Karel Urban përuroi fazën e dytë të projektit të vogël të bashkëpunimit për zhvillimin të Republikës Çeke "Zëvendësimi i dritareve për kursim të energjisë dhe ekologji më të lartë" në shkollën QAFS (Qendra Aktiviteteve Formative Saleziane) në qytetin e Shkodrës. Në përurim morën pjesë kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia, drejtoresha e shkollës Michaela Kubíčková, përfaqësues të mediave lokale dhe të ftuar të tjerë. ;

Republika Çeke i dhuroi projektit të zëvendësimit të dritareve gjithsej 40 000 euro - nga fondi i bashkëpunimit për zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Paratë ndihmuan në vendosjen e 48 dritareve të reja me një sipërfaqe totale prej 250 m2. Dritaret e vjetra të ndërtesës me një xham u zëvendësuan nga dritare moderne plastike me dopio xham dhe izolim termik dhe akustik.

Projekti do të sjellë ulje të ndjeshme të kostove të ngrohjes, një domosdoshmëri kjo gjatë krizës aktuale energjetike. Projekti do të ketë një ndikim pozitiv edhe në mjedis, pasi ulja e konsumit të karburantit për bojlerin e ngrohjes do të rezultojë në uljen e emetimeve.

Fëmijët shqiptarë morën një dhuratë të këndshme dhe të dobishme para dimrit që po vjen dhe më shumë komoditet gjatë mësimeve të tyre. Ulja e kostove të ngrohjes do të lejojë përdorimin e fondeve të kursyera për pajisje të reja shkollore dhe mjete mësimore. 


Petr Vlk, Diplomat Ekonomik, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë 

Ambasadori Karel Urban përuroi projektin e zhvillimit

Ambasadori Karel Urban përuroi projektin e zhvillimit

Kryetar i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia

Kryetar i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia

nxënësit e shkollave me program kulturor përurues

nxënësit e shkollave me program kulturor përurues

klasë me dritare të reja

klasë me dritare të reja