Ambasadori Urban nënshkroi kontratat për dy projekte të vogla vendore
24.06.2022 / 15:38 | Aktualizováno: 12.07.2022 / 18:49
Ambasadori Urban nënshkroi kontratat për dy projekte të vogla vendore. Tema kryesore e të dy projekteve janë mediat.
Projekti i quajtur Media Online dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, zbatues i të cilit është Instituti Shqiptar për Studime Politike (ISP), përqendrohet në median online. Mediat online kanë pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit, megjithatë nuk ka të dhëna të mjaftueshme për numrin e këtyre mediave dhe as për mënyrën e financimit të tyre, madje edhe ndikimi i lajmeve të rreme ka qenë i paqartë. Qëllimi i projektit është të lidhë mediat online me të drejtën kushtetuese për informim dhe lirinë personale, të hulumtojë situatën aktuale dhe mundësitë e ndërhyrjes, të organizojë anketa online dhe të hapë forume për ekspertët, shoqërinë civile, studentët dhe gazetarët.
Projekti i dytë është Media dhe Integrimi në BE, Narrativat dhe Imazhi i BE-së në Median Shqiptare dhe zbatohet nga Instituti Shqiptar i Medias (AMI). Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian. Pikëpamja e BE-së ndryshon në periudha të ndryshme si dhe roli i aktorëve të tretë. Përveç studimit kërkimor mbi imazhin e BE-së në mediat shqiptare, projekti do të mbështesë edhe portalet e pavarura informative ku do të publikohen artikuj mbi këtë temë. Pjesë e projektit janë edhe seminare për gazetarë, ku përveç prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të studimit, do të diskutohen tema si liria e fjalës, të drejtat e njeriut dhe tranzicioni dixhital.