
Ambasadori Karel Urban i dorëzoi maternitetit Koço Gliozheni një inkubator neonatal.
30.03.2023 / 17:29 | Aktualizováno: 30.03.2023 / 17:38
Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, z. Karel Urban, në mënyrë ceremoniale i dorëzoi një inkubator neonatal dhe një çantë transporti neonatale drejtorit të Maternitetit Koço Gliozheni Dr. Genci Hyska. Këto pajisje teknologjikisht të avancuara iu dhuruan spitalit si pjesë e Projekteve në Kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim të Republikës Çeke.
Inkubatori neonatal është prodhuar nga kompania çeke TSE dhe çanta e transportit neonatal nga kompania çeke EGO Zlín.
Republika Çeke financon të paktën një projekt në vit në Shqipëri në kuadër të Asistencës për Zhvillim në sektorin e shëndetësisë. Vitet e kaluara, Ambasada Çeke ndihmoi në pajisjen e dhomës së lojërave për fëmijë dhe dhomës së vizitave për prindërit në pavionin onkologjik të Spitalit Pediatrik në Tiranë dhe furnizoi me pajisje të ndryshme diagnostikuese QSUT-në.
Këtë vit Ambasada Çeke në Tiranë do të mbështesë prodhimin e protezave të gjymtyrëve nga OJQ-ja “Shpresë për Jetën” dhe do të dhurojë disa shtretër spitalor për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Republika Çeke është prodhuese tradicionale e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë dhe ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në BE.
Ndarja e njohurive dhe produkteve të kujdesit shëndetësor me Shqipërinë do të kontribuojë padyshim në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare çeko-shqiptare.