
Takim mbi personalitetin dhe veprën e Milan Kunderës me miqtë e Çekisë
23.10.2024 / 15:43 | Aktualizováno: 23.10.2024 / 15:49
Takimi i radhës, i cili pason një sërë takimesh kulturore me Miqtë e Republikës Çeke, të përbërë kryesisht nga studentë shqiptarë në ish-Çekosllovaki dhe pasardhës të tyre, u zhvillua më 17 tetor 2024 në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë, me mikpritjen e Ambasadorit Pavel Vacek.
Takimi i anëtarëve aktivë të Miqve të Republikës Çeke u fokusua në personin dhe veprën e shkrimtarit me famë botërore me origjinë çeke Milan Kundera. Përkthyesja kryesore çeke, profesoresha Anna Kareninová, e cila u zgjodh nga vetë shkrimtari për të përkthyer romanet e tij në gjuhën franceze, dha një pasqyrë të marrëdhënies së saj me Milan Kunderën dhe qasjen e saj kundrejt punës me përgjegjësi të përkthimit të veprës së tij në gjuhën çeke. Në takim u dha gjithashtu një dokumentar i regjisorit Miloslav Šmídmajer që shfaqi nga Shakaja tek Parëndësia - një reflektim i ndjeshëm mbi jetën dhe trashëgiminë e Milan Kunderës. Takimi konfirmoi se shkrimtari, vepra e përjetshme e të cilit ndërmjetësoi përvojën totalitare në hapësirën kulturore perëndimore, mbetet një frymëzim për reflektim më të thellë.