Takim i Miqve të Republikës Çeke me albanologun Přemysl Vinš mbi Trashëgiminë e Karel Çapekut në Ambasadë, Tiranë
10.12.2025 / 16:11 | Aktualizováno: 15.12.2025 / 12:47
Më 4 dhjetor 2025, në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë u zhvillua një takim i albanologut kryesor çek Přemysl Vinš me miqtë e Çekisë. Qendra për Bashkëpunimin Shqiptaro-Çek, u përfaqësua nga "brezi i parë" i ish-studentëve në Çekosllovaki, dhe nga breza të tjerë të interesuar për Republikën Çeke dhe kulturën e saj. Rasti qe botimi i një përkthimi në shqip të versionit të ilustruar nga Katerina Çupova, bazuar në dramën dhe romanin distopik R.U.R. nga Karel Çapek. Një takim i këndshëm mbi mesazhin e Karel Çapekut dhe R.U.R, me pjesëmarrjen edhe të Ambasadës Sllovake, u prezantua me një leksion nga Přemysl Vinš, kontributi i të cilit në marrëdhëniet çeko-shqiptare u vlerësua shumë nga themeluesja e Qendrës (Qendra Miqësia Shqiptaro - Çeke) Marika Dhonato, kryetari aktual i saj Mirjel Dollani, dhe drejtoresha ekzekutive Anila Shehi.



