česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Një delegacion i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke vizitoi Shqipërinë

Anëtarët e Komisionit për Administratën Publike, Zhvillimin Rajonal dhe Mjedisin të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke vizituan Shqipërinë në datat 18 – 22 nëntor 2021. 

Delegacioni kryesohej nga z. Jan Horník, nënkryetar i Senatit, anëtarë të tjerë ishin senatorët z. Zbyněk Linhart, z. Petr Holeček dhe z. Josef Bazala.

Senatorët u takuan me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, me anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit dhe me Zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë znj. Ermonela Felaj. Në Tiranë u zhvilluan takime edhe me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali, zv.Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Ornela Çuçi dhe zv.Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Enkelejda Mucaj.

Delegacioni vizitoi gjithashtu parqet kombëtare të Dajtit dhe Karavastasë dhe qarkun e Beratit, si dhe patën takime me disa organizata joqeveritare në vend.

Temat kryesore të takimeve si në nivel qendror dhe lokal ishin kryesisht shkëmbimi i përvojës në lidhje me funksionimin e niveleve të ndryshme të pushtetit lokal, mbrojtja e mjedisit, veçanërisht e parqeve kombëtare shqiptare, së bashku me zhvillimin e turizmit dhe nevoja për burime të reja të energjisë.

Nga ana e tyre, partnerët shqiptarë shprehën interesin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të komisioneve parlamentare dhe vlerësuan mbështetjen e Republikës Çeke për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe ndihmën materiale dhe teknike të Republikës Çeke pas tërmetit të vitit 2019 dhe ndihmën kundër zjarreve këtë verë.

 

Me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Me Zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Me Zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

 

Me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Karavasta National Park

Karavasta National Park