Kremtohet 100-Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Çeki - Shqipëri
27.04.2022 / 08:44 | Aktualizováno: 27.04.2022 / 08:50
Hapja zyrtare e aktiviteteve për 100-vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke dhe Sllovake u zhvillua në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
E pranishme në ceremoni, Ministrja Olta Xhaçka adresoi historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e saj në proceset integruese të BE-së, si dhe ndihmën e ofruar pas tërmetit dhe gjatë zjarreve. Nga ana e tij, Ambasadori Urban nënvizoi trashëgiminë e çmuar të marrëdhënieve të dy vendeve dhe përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të Çekisë për Shqipërinë.
Gjatë takimit, u prezantua libri “Tokat çeke dhe shqiptare”, nën autorësinë e z. Dorian Koçi. Libri përshkruan historinë e marrëdhënieve çeko-shqiptare që nga Lufta e Parë Botërore e deri në ditët e sotme. Ambasada Çeke në Tiranë e mbështeti botimin e këtij libri me rastin e këtij përvjetori.