česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Marëdhëniet çeko-shqiptare

(This article expired 23.07.2018 / 02:00.)

Pasqyra përmbledhëse e marrëdhënieve çeko-shqiptare dhe e vizitave të përfaqësuesve shtetërorë

Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë dhe Republikës së Çekosllovakisë u lidhën në korrik të vitit 1922 dhe u ngritën në nivelin e ambasadorëve në vitin 1992. Republika Çeke vendosi marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë më 1 janar 1993.

Marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke qenë të kufizuara pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990 për shkak të dallimeve në konceptet ideologjike të regjimit të atëhershëm. Megjithatë, këto kontradita në asnjë mënyrë nuk  ndikuan negativisht në vëllimin e shkëmbimeve tregtare, të cilat ishin tradicionalisht të larta. Pas ndryshimeve demokratike në të dy vendet, marëdhëniet reciproke morën shumë shpejt një përmbajtje të re cilësore. Republika Çeke shikohet në Shqipëri si një vend aleat dhe një partner i besueshëm.

Republika Çeke ka në Shqipëri tradicionalisht një emër shumë të mirë. Për këtë kontribuan në mënyrë të rëndësishme vizitat reciproke të deritanishme të përfaqësuesve të rëndësishëm çekë dhe shqiptarë. 

Vizitat e përfaqësuesve shqiptarë në Republikën Çeke 

  • Ministrja e Integrimit Europian Majlinda Majlinda Bregu, pjesëmarrja në takimin e ministerialit të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit te Vishegradit në Pragë, 4 nëntor 2011.  
  • Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, 16 shtator 2011
  • Ministri i mjedisit Fatmir Mediu, 17 maj 2011
  • Zv. Kryeministri dhe Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë Ilir Meta, vizitë pune, 30 nëntor 2010
  • Kryeministri Sali Berisha, 28 prill 2009
  • Zv.Ministri i Brendshëm G. Strazimiri, 27 – 28 prill 2009
  • Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, 28 mars 2009 (së bashku me ministra të tjerë të punëve jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim informal të ministrave të punëve të jashtme të shteteve të BE-së)
  • Ministre e Integrimit Europian Znj. Majlinda Bregu, 21 janar 2009
  • Delegacioni i komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administrimin publik dhe të drejtat e njeriut  i udhëhequr nga kreu i komisionit Ilir Rusmali, 12 – 14 shtator 2008
  • Shefi i Stabit të Prgjithshëm Luan Hoxha, mars 2008 
  • Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, mars 2008, Brno (panairi i Salimit dhe punimet bilaterale)
  •  Presidenti Alfred Moisiu, maj 2007 - samiti i presidentëve të Evropës qendrore në Brno
  •  Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, prill 2007
  •  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shkurt 2007
  •  Zëdhënësi i Ministrit të mbrojtjes Petrit Karabina, dhjetor 2006
  •  Zëdhënësit e minisrave të mjedisit, pyjeve, ekonomisë së ujrave, financës, ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës, tetor 2006
  •  Kryeministri Sali Berisha, mars 2006 
  • Ministri pa portofol Marko Bello, janar 2005
  • Ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami, qershor 2004  

Vizitat e përfaqësuesve Çekë në Shqipëri 

  • Kryeministri Petr Nečas, 16 prill 2012
  • Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Martin Kuba, 16 prill 2012
  • Ministri i Transporteve Pavel Dobeš, 16 prill 2012
  • Kreu i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke Miloslav Vlček, vizitë e delegacionit parlamentar, 30 – 31 mars 2010
  • Vizita e delegacionit të Komisionit te Çështjeve të BE-së ne Senatin e Republikës Çeke të 24 – 27 nëntor 2009
  • Vizitë e delegacionit udhëhequr nga Kolonel Mgr. Jakub Frydrych, Drejtor i Presidiumit të Policisë i Republikës Çeke, 23 – 27 nëntor 2009
  • Presidenti i Republikës Çeke Václav Klaus, 5 – 6 tetor 2009
  • Ministri i Zhvillimit Rajonal Cyril Svoboda, 5 – 6 maj 2009
  • Delegacioni i Komisionit për çështjet kushtetuese dhe ligjore të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, kyesuar nga  Marek Benda, 4 – 9 prill 2009
  • Zv. Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Milan Hovorka, 30 mars 2009 (takim i grupit mes përfaqësuesve të Ministrisë së Industrisë Çeke me Ministrinë Shqiptare të Ekonomisë, tregtisë dhe energjisë)
  • Zv. Ministër i parë i punëve të jashtme Tomáš Pojar, 17 – 18 mars 2009
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Çeke Lejtnant Gjeneral Vlastimil Picek, 3 – 5 mars 2009
  • Ministër i punëve të Jashtme Karel Schëarzenberg, 30 – 31 tetor 2008
  • Kreu i Senatit i Parlamentit të Republikës Çeke Přemysl Sobotka, 6 – 7 tetor 2008
  • Kryeministri i Republikës Çeke M. Topolánek, 18 prill 2008
  • Delegacioni i Komitetit për ekonominë, bujqësinë dhe transportin të Senatit të Republikës Çeke, prill 2008 
  • Delegacioni i Komitetit për mbrojtjen e Kuvendit dhe Komitetin kushtetues-ligjor të të Senatit të Republikës Çeke, maj 2007 
  • Zëvendësi i drejtorit të Zyrës informative ushtarake, gjenerali Pavel Adam, nëntor 2006
  •  Samiti i kryeministrave të vendeve anëtare të Iniciativës të Evropës qendrore, ku si përfaqësues i kryeministrit të Republikës Çeke mori pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Alexandr Vondra, nëntor 2006 
  • Delegacioni i Kuvendit (deputetët Pavel Hrnčíř, Petr Zgarba) dhe Senatit (senatori František Kopecký) të Republikës Çeke në seancën e Iniciativës të Evropës qendrore, nëntor 2006
  •  Zëvendëskryetari i Senatit të Republikës Çeke Petr Smutný, maj 2006 
  • Delegacioni i Parlamentit të Republikës Çeke për NATO, prill 2006
  •  Delegacioni i Komitetit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Republikës Çeke, mars 2006 
  • Ministri i Mbrojtjes Karel Kühnl, nëntor 2005
  •  Zëvendëskryeministri për Ekonominë Martin Jahn, shtator 2005