česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Lidhjet me studentët shqiptarë në ish-Çekosllovaki mbeten të forta

Takimi vijues me miqtë e Republikës Çeke, të përbërë kryesisht nga studentë shqiptarë në ish-Çekosllovaki, u zhvillua më 20 qershor 2024 në Ambasadën Çeke në Tiranë në praninë e ambasadorit Karel Urban

Këtë herë, takimi me ish-studentët u përqendrua në një diskutim mbi kulturën dhe letërsinë. Znj. Markéta Mališová, një figurë kryesore letrare çeke dhe themeluese e Shoqërisë Franz Kafka, dha një pasqyrë të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari ikonik. E pyetur nga zoti Piro Milkani (87 vjeç), regjizori i njohur dhe  ish-ambasador i Shqipërisë në Pragë, ajo tha se ka shumë mite të çuditshme për Kafkën, por ai ishte një njeri thellësisht i ndjeshëm dhe perceptues, siç pasqyrohet më së miri në letrat dhe ditarët e tij. Në takim u shfaq edhe një dokumentar për jetën e z. Abaz Hoxha (93 vjec), i filmuar në Çeki. Z. Hoxha, pasi u diplomua në Universitetin Teknik Çek në Pragë në vitin 1954 dhe mbaroi studimet pasuniversitare për teknologjinë e radios, filmit dhe televizionit, themeloi dhe drejtoi për shumë vite Arkivin Shtetëror të Filmit Shqiptar.