česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Zjarrfikësit Shqiptarë në Çeki

(This article expired 05.05.2017 / 02:00.)

Delegacioni i Shërbimit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit vizitoi Republikën Çeke më 22 mars 2016. Takimi me menaxhimin e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit të Republikës Çeke u mbajt në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të firmosur ndërmjet dy organeve.

Delegacioni shqiptar u njoh me organizimin e shërbimit të zjarrfikëses dhe përfshirjen e tyre në Sistemin e Integruar të Shpëtimit të Republikës Çeke. Pala shqiptare ishte e interesuar në trajnimin e stafit dhe institucionit arsimor të zjarrfikësve çekë. Shërbimi i zjarrfikëses dhe shpëtimit i Shqipërisë dëshiron të përfitojë nga sistemi arsimor i partnerëve çekë për menaxhimin e nivelit të mesëm dhe përdorimin e kapaciteteve të trajnuese të partnerëve çekë për zjarrfikësit profesionalë shqiptarë.