česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Seritë “Václav Havel – Reminishenca”

(This article expired 16.06.2017 / 02:00.)

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë në bashkëpunim me Librarinë Václav Havel, Qendrën për Hapje dhe Dialog dhe Tirana Times Book House ka përgatitur një seri eventesh për të përkujtuar Presidentin Václav Havel. Të gjitha ngjarjet do të ndodhin më 24-28 Janar, 2017.  Ne ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në diskutimet me Drejtorin e Librarisë Václav Havel në Pragë dhe me kolegun e ngushtë të Presidentit Havel Z. Michael Žantovský  si dhe të merrni pjesë në shfaqjen e filmave “Qytetari Havel” dhe “Largimi”.          

Ne ftojmë të gjithë publikun e interesuar të vitizojë ekspozitën fotografike “Václav Havel: Politika dhe Ndërgjegja” që do të shfaqet nga 25 – 28 Janari 2017 in Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” 1, Tiranë.

Të mërkurën më 25 Janar 2017 në orën 11.00 do të zhvillohet një diskutim për “Trashëgiminë e Václav Havelit” me Drejtorin e Librarisë Václav Havel Z. Michael Žantovský në Tirana Times Book House. Filmi “Qytetari Havel” me titrat në anglisht dhe shqip do të shfqet në orën 18.00 në COD.

Të enjten më 26 Janar 2017 do të mbahet në ligjërim i Z. Michael Žantovský, Drejtor i Václav Havel Library i titulluar “Për Václav Havelin” që do të fillojë në orën 11.00 në COD. Në orën 18.00  në COD do të shfaqet filmi “Largimi”. Filmi me regji të Václav Havel është xhiruar në vitin 2011 bazuar në motivet e dramës së tij.

Të premten më 27 janar 2017, do të shfaqet sërish filmi “Qytetari Havel” në COD.

Prania juaj në këto ngjarje është e mirëpritur.