
Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Çek vizitojnë Shqipërinë
04.11.2016 / 15:32 | Aktualizováno: 14.11.2016 / 12:30
(This article expired 04.04.2017 / 02:00.)
Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë Znj. Arta Dade, një delegacion i tre Anëtarevë të Parlamentit vizituan Shqipërinë në 2-4 nëntor, 2016.
Delegacioni kryesohej nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm Z. Karel Schwarzenberg, dy anëtarë të tij Z. Pavel Plzák dhe Z. Leo Luzar, delegacioni u shoqërua nga Sekretarja e Komisionit Znj. Zuzana Putnářová.
Gjatë qendrimit të tyre Delegacioni u prit nga SH.T.Z Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.S. Znj. Kladja Gjosha, Ministre për Integrimin Europian dhe SH.T.Z Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme. Delegacioni pati gjithashtu një takim me Znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe Anëtarët e tij. Bisedimet dypalëshe u fokusuan në procesin e integrimit të Shqipërisë, si dhe në politikën e tij të jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës së delegacionit Kryetari i Komisionit të jashtëm dha një leksion në Qendrën e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.