česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size X logo Facebook logo

Konsultime të Vishegrad 4 me Shqipërinë

(This article expired 27.10.2017 / 02:00.)

Presidenca Polake e Grupit të Vishegradit organizon konsultime ndërmjet Drejtorëve të Planifikimit të Politikave Strategjike të Ministrive të Punëve tw Jashtme Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë si dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
 

Përfaqësuesit e Ministrive të Punëve të Jashtme të Vishegrad 4 do të mbajnë takime në Tiranë të Martën më 11 Tetor 2016. Ata do të priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë Z. Ferit Hoxha, Znj. Mimoza Halimi, Drejtore e Departamentit të Europës dhe Azisë Qendrore, Z. Dastit Koreshi, Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë dhe Znj. Arlinda Gjata, Shefe e Departamentit të BE-së. Mes temave të diskutuara do të jenë situata në Ballkan, politika rajonale, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, politikat e zgjerimit të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor, si dhe partneriteti ndërmjet V4 dhe BP6.

Delegacioni gjithashtu do të vizitojë Zyrën e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe do të takohet me drejtorin e Institutit Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dr. Albert Rakipi.

Përfaqësuesit e V4 do të vazhdojnë konsultimet e tyre në Shkup, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe udhëtimi i tyre do të përfundojë në Beograd, Serbi. Pala çeke do të përfaqësohet nga Z. David Král, Drejtor i Departamentit të Planifikimit të Politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.