Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit ofron grante dhe bursa për Shqipërinë
16.03.2023 / 17:30 | Aktualizováno: 10.05.2023 / 16:49
Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (FNV) është një organizatë donatore e themeluar në vitin 2000 nga qeveritë e vendeve të Grupit të Vishegradit - Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia
Fondi ndjek vizionin e Presidentit Vaclav Havel, Presidentit Lech Wałęsa dhe Kryeministrit József Antall dhe mbështet bashkëpunimin rajonal të organizatave të shoqërisë civile.
Grantet e Vishegrad+ mbështesin projektet që kontribuojnë në proceset e demokratizimit dhe transformimit në Ballkanin Perëndimor. Një subjekt shqiptar mund të hartojë një projekt ide dhe të përfshijë partnerë nga të paktën tre vende të Vishegradit dhe të paktën një partner nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Afatet për dorëzim janë datat 1 shkurt, 1 qershor dhe 1 tetor.
FNV gjithashtu mbështet studentët dhe studiuesit master dhe post master dhe ofron bursa për ekspertët në fusha të ndryshme të kërkimit.
Informacioni i detajuar dhe afatet për secilin program mund të gjenden në broshurën bashkangjitur ose në faqen e internetit të FNV.