
Fëmijët Shqiptarë fitojnë Çmim në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Arteve të Bukura Lidice 2018
03.01.2019 / 12:04 | Aktualizováno: 03.01.2019 / 12:25
Adelajda Agushi dhe Ersi Pashollari, dy fëmijë shqiptarë kanë fituar çmim në Ekspozitën e 46-të Ndërkombëtare të Fëmijëve të Arteve të Bukura Lidice 2018.
Më 18 dhjetor 2018, Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri z. Jaroslav Ludva u dorëzoi solemnisht diplomat e nderit dy fëmijëve shqiptarë që morën pjesë në ekspozitën ndërkombëtare Lidice 2018.
Fëmijët e të gjitha moshave nga dhjetëra vende të botës marrin pjesë çdo vit në ekspozitën ndërkombëtare të artit Lidice. Tema e Ekspozitës së 46-të ishte UJI. 29 967 vepra arti nga fëmijë prej 79 shteteve hynë në konkursin e këtij viti.