
Bashkëpunim i intensifikuar ndërmjet policisë çeke dhe asaj shqiptare
15.06.2022 / 12:35 | Aktualizováno: 15.06.2022 / 14:16
Bashkëpunimi mes policisë çeke dhe asaj shqiptare ka qenë në nivele të shkëlqyera për shumë vite tashmë.
Gjatë muajve maj – qershor 2022, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Sigurisë, ekspertë të policisë së Ruajtjes kufitare, të udhëhequr nga gjen. Milan Majer, dhe nga Policia e Transportit, e drejtuar nga Kol. Jiří Zlý, vizituan Shqipërinë. Gjatë takimeve intensive në vend, të dy delegacionet, të shoqëruar nga ambasadori çek në Tiranë z. Karel Urban dhe përfaqësuesi i policisë çeke në Tiranë Kap.Adriatik Shino, u takuan me shefin e policisë shqiptare z. Gledis Nano, zv.shefin z. Albert Dervishaj dhe drejtuesit e njësive rajonale vendore (Tiranë, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë).
Gjatë këtyre takimeve, bashkëbiseduesit trajtuan procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pajisjet policore dhe sezonin turistik, pasi një numër i madh turistësh, përfshirë edhe shtetasit çekë, priten në Shqipëri këtë verë. Në program u përfshi edhe prezantimi i pajisjeve të Policisë së Transportit.
Aktivitetet policore u mbyllën me një ceremoni të veçantë në ambientet e Ambasadës Çeke, ku Ambasadori Urban ndau medaljet e akorduara nga ish-Presidenti i policisë çeke z. Jan Švejdar për përfaqësuesit e policisë shqiptare me motivimin e forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella. z. Ardi Veliu, ish-shefi i policisë shqiptare, z. Edmond Rizai, drejtor i zyrës së hetimit dhe z. Erion Ahmeti, ish-drejtor i policisë së transportit të Tiranës u nderuan me medalje.