
Arkeologët nga Universiteti i Masarik, Ceki, eksplorojnë jugun e Shqipërisë
08.08.2019 / 16:08 | Aktualizováno: 08.08.2019 / 16:19
Arkeologët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Muzeologjisë, Universiteti Masaryk në Brno, po kryejnë një eksplorim arkeologjik në fshatin Nivicë (rrethi Tepelenës) që nga 1 korriku 2019.
Programi i këtij viti përfshin eksplorimin e sitit kodrinor të Gusmarit, ndërsa fokusi i eksplorimit do të jetë kronologjia e vendbanimit, kujtesa historike e popullsisë vendase , si dhe krijimi i një strategjie për hulumtime arkeologjike në të ardhmen në terren. Ekipi gjithashtu do të kërkojë site të reja arkeologjike në zonë.
Po ashtu, Nivica paraqet interes të lartë në arkeologji edhe për shkak të vendodhjes së saj strategjike në kryqëzimin e rrugëve të vjetra historike, mes tyre edhe famshmja Via Egnatia. Sitet e zbuluara pritet t’i shtohen atraksioneve të tjera turistike në zonë.