
Photo: unknow
Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Shqipëri paraqet letrat kredenciale
04.02.2022 / 13:51 | Aktualizováno: 04.02.2022 / 13:57
Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Shqipëri SH.T. Z. Karel Urban i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta më 2 shkurt 2022.
Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Urban për emërimin dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në vend. Ai gjithashtu falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e Republikës Çeke pas tërmetit të vitit 2019 dhe luftimit të zjarreve verën e kaluar 2021.