Ambasadori çek dekorohet me medaljen shtetërore “Për Merita të Veçanta Civile”
20.12.2021 / 16:45 | Aktualizováno: 28.12.2021 / 16:49
Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, njëkohësisht Dekani i Trupit Diplomatik në Tiranë, SH.T. Z. Jaroslav Ludva, u dekorua më 21 dhjetor nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T Z. Ilir Meta me medaljen shtetërore “Për Merita të Veçanta Civile” përmes një ceremonie solemne në Presidencë.
Në fjalën e tij, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij personal për veprimtarinë e Ambasadorit Ludva në Shqipëri dhe nënvizoi se dekorata ishte një simbol i vlerësimit të Shqipërisë për veprimtarinë diplomatike dhe kontributin e çmuar të Ambasadorit Ludva për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Gjatë fjalës së tij në gjuhën shqipe, Ambasadori Ludva falënderoi Presidentin për nderimin e lartë dhe nënvizoi dashurinë e tij të sinqertë për Shqipërinë. Ambasadori Ludva e pranoi dekoratën në prani të familjes, kolegëve dhe miqve të tij.