
Zonja presidente Jahjaga në takimin vjetor me Korin Diplomatik
19.03.2015 / 14:11 | Aktualizováno: 19.03.2015 / 14:14
Më 12 mars 2015, zonja presidente Atifete Jahjaga ftoi në takimin vjetorë, anëtarët e Korit Diplomatik në Prishtinë. Po ashtu, në mesin e mysafirëve ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Michael D. Kirby, ndërsa në emër të qeverisë së Kosovës ishte Zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të jashtme Hashim Thaçi.
Zonja Presidente, inter alia, në fjalimin e sajë përmendi vështirësitë me të cilat, së voni, u ballafaqua Kosova – “zgjedhjet e vendit, formimi i gjatë dhe i komplikuar i qeverisë e vala e migrimit ilegal”. Në këtë kontekst ajo shprehu bindjen e sajë se:”…Mundësia jonë për tejkalimin e këtyre momenteve të vështira, për t’i adresuar ato praktikisht, ishin një testament i ndjenjes së dashurisë së njerzve të Kosovës për vendin e tyre, të pjekurisë sonë dhe të asaj force që ne kemi ndërtuar këtu së bashku”. Njëkohësisht, ajo shtoi: “Ne kemi parë përkushtimin e Kosovës ndaj rendit dhe ligjit, një vend që qëndron me të vërtetë në vlerat e veta fundamentale. Një vend që është serioz në përcaktimin për të qenë një mozaik kulturorë”.
Ambasadori holandez dhe doajeni i Korit Diplomatik në Prishtinë Robert Bosch, në emër të Korit Diplomatik, theksoi domosdonë e zbatimit të vazhdueshëm të rendit dhe ligjit edhe krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik të vendit.