česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Vizitë e studentëve të Universitetit Charles në Kosovë

Nga data 3 deri më 12 shtator janë në vizitë studentët e Fakultetit të Shkencave të Universitetit Charles në Kosovë. Bëhet fjalë për studentë të degëve “Studime për migrimin dhe zhvillim global” dhe “gjeografi rajonale dhe politike”.

Programi i udhëtimit studimor, i cili u përgatit në bashkëpunim me universitetet e Kosovës dhe Ambasadën e Çekisë në Prishtinë, ndër të tjera përfshinte një vizitë në  fabrikë për prodhimin e ushqimit për qen dhe mace. Është ndërtuar në vitin 2018 si pjesë e ndihmës zhvillimore të Republikës Çeke. Vizita në fabrikë dhe takimi me drejtorin e saj u zhvillua më 8 shtator. Në rend dite ishte edhe takimi me stafin e ambasadës në ambasadë, ku u diskutua për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.  Ambasada mori pjesë edhe në përgatitjen e ekskursionit në vreshtarine në Rahovec, e cila u zhvillua më 9 shtator.