Video konferencë e nënkryetarëve të komunave të Pragës dhe Prishtinës
04.05.2023 / 16:36 | Aktualizováno: 04.05.2023 / 16:47
Më 3 maj, Jana Komrsková, nënkryetare e komunës së Pragës për planin mjedisor dhe klimatik, dhe Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës, folën përmes video-konferencës.
Temë e bisedës ishte, kryesisht, bartja e përvojës me zgjidhjet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytetin e Çekisë, Pragës. Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, është interesuar më shumë për sistemin e grumbullimit të mbeturinave në kushtet e metropolit tonë.